Debate për projektbuxhetin e shëndetësisë
Opozita ka shfrytëzuar diskutimin e projektbuxhetit për shëndetësinë për vitin 2011, për te ngritur edhe njëherë alarmin për gjendjen e këtij sektori ne vend, edhe pse përfaqësues te qeverise pretendojnë se për vitin e ardhshëm, do te ketë rritje te buxhetit me 9 %. Nisur nga konfuzioni i shifrave qe ka dhenë ministria e Shëndetësisë, ajo e Financave apo edhe vete deputetet demokrate, opozitaret thane se shëndetësia për vitin 2011 ka me pak para, çka do te thotë me pak shërbime për komunitetin. Deputeti Socialist Eltar Deda deklaroi se sistemi shëndetësor është i dështuar dhe krerët e saj po favorizojnë privatin. Për vitin 2011 shëndetësia do te marre 53 miliard leke nga buxheti i shtetit ku 25 miliard do t'i kalojnë institutit te sigurimeve shëndetësore. Opozita deklaroi qëndrimin kundër projektbuxhetit, i cili u miratua vetëm me votat e mazhorances. Deputetet socialiste kane ritheksuar politizimin edhe qëndrimin e skajshëm te televizionit publik shqiptar. Gjate diskutimeve te projektbuxhetit për ketë institucion socialistet i përsëriten drejtorit te përgjithshëm Petrit Beci, se televizioni publik është i politizuar dhe ndjek vetëm politiken e qeverise. Pyetjes se deputeteve socialiste se pse shqiptaret duhet te paguajnë taksen e televizorit publik kur nuk e shohin atë, zoti Beci deklaroi se ai është një detyrim si gjithë taksat e tjera.
Shpërndaje