E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa doganore për blerjet personale

Nëse deri tani çdo qytetar shqiptar, jo tregtar, qe mbërrin ne kufi nuk ka paguar asnjë detyrim doganor, për bagazhet e tij, pas liberalizimit te vizave duhet te bëjë kujdes, pasi mund te jete objekt kontrolli. Kjo do te thotë, qe ne rast se vlera e blerjeve qe keni bere dhe qe ndodhen ne bagazhet tuaja i kalon 30 mije leke te reja, ju duhet te vetëdeklaroni mallin dhe do te paguani një tarife doganore prej 2% te vlerës plus 20 % TVSH. Por ne shume raste, produktet dhe mallrat qe vijnë nga vendet europiane e kane tarifën doganore zero, çka do te thotë se do te paguhet vetëm TVSH-a, ose akciza ne rast se, p.sh do te blini me shume se një steke cigare. E njëjta situate vlen edhe për blerjet qe vijnë me poste. Ne rast se vlera e mallit kalon 10 mije leke te reja, atëherë aplikohet procedura, tarife doganore plus TVSH. Vetëdeklarimin qytetari do ta beje nëpërmjet një formulari te posaçëm, por ne rast se doganieri dyshon ne vërtetësinë e tij, udhëtari mund te penalizohet. Një procedure e tille zbatohet aktualisht ne aeroport, porte apo pika te kalimit kufitar. Por tashme qe fluksi i udhëtareve do te rritet për shkak te liberalizmit te vizave, tendenca e këtij ndryshimi ligjor, qe pritet te miratohet ne parlament është qe te frenohet tregtia me çanta. Ajo qe mbetet për tu pare është zbatimi ne terren i kësaj procedure, për te bere ndarjen e sakte mes një qytetari qe ka udhëtuar privatisht dhe një tregtari qe kërkon te bëjë biznes.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›