E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi ekonomik greko-shqiptar

Integrimi i ekonomisë shqiptare ne tregjet evropiane, kërkon certifikimin e produkteve tona, çka garanton për cilësinë dhe sigurinë e një malli. Problemi i certifikimit qe mbetet ende i mprehte për vendin tone, ka qene edhe tema e diskutimit ne ditën e dyte te forumit ekonomik greko-shqiptar. Duke folur për situatën aktuale, zëvendës ministri i bujqësisë Tokli Thomai u shpreh se ndihet i nevojshëm një përmirësim i legjislacionit, pasi shume biznese nuk janë te informuara për rëndësinë e certifikimit. Me herët forumi ekonomik, diskutoi me një panel ekspertesh greke e shqiptare edhe çështjen e prokurimeve publike. Vete, zv/ministri i Transporteve Ernest Noka, u shpreh se pavarësisht dy ligjeve baze ne këtë fushe, vendi nuk ka forma te tjera te partneritetit privat. Pjese e diskutimeve mbi prokurimet publike u bene edhe ekspertet grek, te cilët folën mbi rëndësinë e tyre ne GDP-ne e vendeve te Bashkimit Evropian.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›