E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat zbardhin skemen e kompensimit te demeve te permbytjes

Blerina Hoxha
Porsa te kaloje situata e emergjences, Ministria e Financave me nje grup ekspertesh do te percaktoje skemen e vleresimit dhe kompensimit te demeve te krijuara nga permbytjet, ne zonen e Shkodres. Grupi i eksperteve do te kete perfaqesues nga te gjitha ministrite dhe per kete qellim do te ngrihet edhe nje fond i vecante ne buxhetin e shtetit, njoftojne burimet nga Ministria e Financave. Demet do te vleresohen ne nje kendveshtrim shumedimensional, duke perfshire shtepite, pajisjet, bagetite dhe cdo lloj tjeter demi material qe iu krijua. Ne fondin e vecante te Financave, do te perfshihen fondet e buxhetit te shtetit te parashikuara ne fondin rezerve dhe ndihmat qe qeveria dhe institucione te ndryshme kane dhene perballimin e situates. Qeveria dhe Ministria e Financave, ende nuk kane nje fature per demeve krijuar ne zona, pasi vleresimi pritet te behet ne nje faze te dyte pas emergjences, por ministri i Financave pak dite me pare ne Shkoder, ka garantuar se qeveria do te kompensoje me drejtesi dhe transparence te gjitha demet qe iu jane krijuar familjeve dhe bizneseve te zones. Sipas ministrit, me ngritjen e nje fondi operacional, cdo dite do te plotesojme te gjitha nevojat, jo vetem per banoret por edhe per bagetine ne keto zona, pasi ky izolim mund te zgjase. Bode eshte shprehur se Shtabi i Emergjences ka miratuar fondet e nevojshme dhe gjithashtu jane ngritur te gjitha strukturat, per shperndarjen e bazes ushqimore edhe ne zonat ku njerezit vazhdojne te qendrojne ne shtepite e tyre. Kreu i Financave ka dhene garancine se qeveria shqiptare do te perballoje cdo nevoje qe kane keto zona, per te siguruar funksionimin normal, brenda ketij anormaliteti, si per njerezit ashtu dhe per bagetine. Drejtoria e Pergjithshme e Rezervave Materiale te Shtetit, ka levruar ne ndihme te banoreve te zonave te permbytura ne Qarkun e Shkodres nje sasi te konsiderueshme mallrash rezerve nga materialet shteterore. Deri me tani ndihmat qe qeverite dhe institucionet e tjera jashte buxhetit te shtetit, kane dhene per te prekurit nga permbytjet jane disa milione euro.
Zona e permbytur, asnje prone e siguruar
Qindra shtepi, hektare toke te permbytura, apo te tjera pasuri te demtuara ne Veri te vendit gjate ketyre diteve, nuk jane objekt demshperblimi nga ana e kompanive te sigurimit ne vend. Megjithese situata te tilla katastrofike ne te gjithe boten mbulohen nga tregu i sigurimeve, ne Shqiperi niveli i ulet i sigurimit te prones i ka lene ato jashte trajtimit, konstaton Avni Ponari, kryetar i Shoqates se Kompanive te Sigurimit, per TV Klan. Ponari tha se "kjo ngjarje nuk eshte mbuluar nga tregu i sigurimeve". Zgjidhja sipas Ponarit do te ishte mbrojtja ndaj katastrofave natyrore, nepermjet sigurimit qe mund te bente vete qeveria per territore te caktuara apo dhe vete individet. Sigurimi i prones ne Shqiperi eshte ende i ulet, kjo sipas Ponarit vjen per mungesen e informacionit ne kete fushe. I detyrueshem, sigurimi i prones eshte vetem ne rastet kur ajo vihet si garanci bankare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›