E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat emetojne Eurobonin 300 milione

Blerina Hoxha
Ministria e Financave ka njoftuar se ka nisur pergatitjet per shpalljen e nje euroboni ne tregun nderkombetar me vlere minimale 300 milione euro qe do te perdoret per financimin e deficitit te buxhetit 2010. Lajmin e kane bere te ditur burimet zyrtare ne Ministrine e Financave. " Ne hapin tone te pare ne kemi lajmeruar fillimin e procesit te selektimit te Menaxherit", njoftohet ne lajmerimin e financave. Nderkohe Ministria e Financave te dhenat per eurobonin i ka publikuar ne faqen zyrtare te internetit dhe pritet qe sot te jete publikuar edhe ne gazeten "Financial Time". Ministria e Financave njofton se 200 milione euro nga kjo shume do te shkojne per pagesen e kredise sindikale te dhene marre nje vit me pare. Ne njoftimin e saj Ministria e Financave u ben thirrje te gjithe bankave te medha dhe bankave te investimeve te konsiderojne kerkesen e Ministrise se Financave per kete sasi borxhi. Duke qene se kriza financiare nderkombetare ka shtrenguar kushtet per financime, Ministria e Financave hartuar nje strategji te re afatmesme per administrimin e borxhit te jashtem dhe te brendshem shteteror ne kushtet e zhvillimeve te reja. Keshtu eshte hartuar nje strategji e re 2009-2011 e cila merr ne konsiderate kostot e reja te shlyerjes se borxhit qe vjen nga ndryshimi i normave te interesit dhe ndryshimet ne kursin e kembimit. Ne strategjine 2008-2010 ishte parashikuar prezenca ne tregun nderkombetar nepermjet nje instrumenti internacional, bond i cili do te emetohej gjate vitit 2009. Por, si rezultat i ndryshimeve rrenjesore ne ekonomine boterore per efekt te krizes financiare ne fund te vitit 2008, propozimi per eurobonin u rishikua dhe u vendos qe te pritet derisa situata te qetesohet. Ministria e Financave sqaron se ne kushtet e reja emetimi i eurobonit gjate vitit 2009 nuk konsiderohet nje instrument i favorshem si persa i perket mungeses se likuiditetit ashtu edhe per persa i perket vleresimit te kostove efektive qe do perballej ky proces. Edhe kete vit investitoret do te vazhdojne te jene te terhequr dhe ne vleresimin e riskut do te vazhdojne te ofrojne nje interes te larte. Qeveria shqiptare do te financoje shumicen e deficitit buxhetor me borxh ne tregun nderkombetar. Ministri i Financave Ridvan Bode eshte shprehur se, "sherbimi i borxhit publik per vitin 2010 perben nje sfide, ndaj jemi pergatitur qe ne pranvere Shqiperia te dale ne tregun nderkombetar per te financuar nevojat e vendit per para me nje kosto shume me te mire", u shpreh Bode. Ministri shtoi se, per te dale nga kjo situate qeveria do te zbatoje nje strategji te re duke kerkuar ndihmen e institucioneve nderkombetare per financimin e projekteve te medha publike.
Termat e eurobonit
Valuta euro
Dyshemeja 300 milione euro
Maturimi 36\5 vjet
Legjislacioni: ligji britanik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›