"Vendimi per Dinon, i drejte"
Angli- Kryepolici i Lancashire ne Angli pergezon drejtesine shqiptare per pretencen e dhene ndaj dy te dyshuarve per abuzime seksuale dhe pedofili me femijet e nje qendre bamiresie ne Tirane. Prokuroria shqiptare kerkoi 20 vjet burg per te dyshuarin e ekstraduar dy vjet me pare, Dino Christodoulu, i cili u kap ne Blackburn dhe me pas u ekstradua nga Britania e Madhe. Ndihmes shefi Graham Gardner, ka qene nje prej autoriteteve vendase qe ka ndihmuar homologet shqiptare ne investigimin e ceshtjes dhe zbardhjen e saj. Hetimet jane kryer rreth te dyshuarit Dino Christodoulou, ndersa ka udhetuar per ne Shqiperi dy here gjate investigimeve per kete dosje. Disa dite me pare gjykata dha 20 vjet heqje lirie per Christodoulou dhe 15 vjet per mikun e tij, Robin Arnold. Kurse me pare ishte denuar edhe kreu i qendres, skocezi David Braun, me po 20 vite heqje lirie.
Gjate mesjaves se kaluar, Christodoulou u fajesua per abuzimin seksual me kater te mitur, njeri prej te cileve vetem 4 vjec, ne qendren "Femijet e tij" ne kryeqytet.
"Kjo ishte nje ceshtje dhe akuze shume e rende dhe nje abuzim me femijet e pambrojtur qe jetojne ne Shqiperi. Pretenca e dhene reflekton ne natyren serioze te krimit te kryer", tha Gardner per mediat vendase pas seances gjyqesore ne Tirane.
Ai shpjegoi gjithashtu se autoritetet shqiptare e ftuan qe te hetonte se bashku me ta ceshtjen qe prej vitit 2006, kur ai mbante dhe detyren e kreut te policise ne Lancashire.
"Kam marre pjese ne kete investigim, i pari i ketij lloji per mua jashte vendit tim, ne Evropen Lindore dhe pas hetimeve i kam dorezuar autoriteteve shqiptare evidencen per kete ceshtje dhe konkluzionet perkatese", tha Gardner.
Duke ndjekur 15 muaj procesi gjyqesor, gjykata u mjaftua vetem me 20 minuta diskutim per te vendosur fajesine e Christodoulu.
"Organi i akuzes i tregoi me prova dhe deshmi trupit gjykues se femijet e mitur te qendres, pergjate viteve 2003-2005, perjetuan nje eksperience shume te tmerrshme dhe te frikshme, me nje dhune te vazhdueshme seksuale nga Dino Christodoulou dhe te dyshuarit e tjere", shtoi kryepolici. Nderkohe qe miqte e britanikut nen akuze kane vendosur qe te apelojne ceshtjen en fjale. "Nuk ka aspak dyshime per kete ceshtje gjyqesore, por ne jemi te bindur dhe me shprese se apeli do te jete nje sukses", u shprehen ata.
Prokuroria kerkoi 39 vjet burg, gjykata dha 4 me pak
TIRANE- Gjykata e Tiranes dha 35 vjet burg per dy shtetasit britanike qe akuzohen per "marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur". Vendimi eshte dhene pak dite me pare nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane. Ndersa prokuroria kerkoi pak kohe me pare 39 vjet burg per te dy ish drejtuesit e qendres "Femijet e tij", gjykata dha 20 vjet burg per Dino Christodouloun dhe 15 vjet heqje lirie per Robin Xhejms Arnold.
Nderkaq gjykata ka vendosur qe pas kryerjes se denimit te dy shtetasit britanike te shpallen te padeshirueshem ne vendin tone. Vendimi erdhi pas shqyrtimit te te gjitha provave te administruara dhe deshmite e femijeve te abuzuar te qendres "Femijet e tij", e drejtuar nga Devid Braun. Ky i fundit eshte denuar me pare me 20 vjet burg, pasi dosja e tij u vecua nga ajo e dy shtetasve te tjere britanike. Nje nga pikat me te forta te akuzes kane qene deshmite qe kane dhene ish-punonjeset e qendres "Femijet e tij".
Vendimet:
David Braun, 20 vjet burg
Dino Christodoulou, 20 vjet burg
Robin Arnold, 15 vjet burg
Akuza:
"Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur"