"Kontrolle ne bunkere, fusha dhe stane te braktisur"
Banoret e fshatit Terihat, te ndihmuar nga forca te policise dhe familjaret e te humburit, kane vijuar kerkimet ne zona te tjera, duke mos e perqendruar vemendjen vetem tek rrjedha e lumit Drino. Mesohet se kontrolle jane kryer edhe ne fushat e lumit, ne bunkere dhe stane te braktisur, per te hequr cdo dyshim te mundshem. Nderkohe qe palombaret e RENEA-s do te rifillojne kerkimet ne uje diten e sotme, ora 07:00 e mengjesit. "Theksojme se Theodhori None vuante nga depresioni, ku ishte kuruar edhe ne Spitalin Psikiatrik ne Vlore dhe aktualisht merrte ilace rregullisht", thane burime zyrtare. Sipas familjareve, disa here 45 vjecari kishte tentuar te mbytej apo te vriste veten. Dje jane gjetur rrobat e trupit dhe nje pale kepuce ne breg te lumit, karakteristika te personave qe ne kushte depresive kryejne flijime nepermjet vetembytjes.
4
Dite
Me pare 45 vjecari Theodhori None i ka thene nenes se tij se do te dilte, kurse dy ore me pas nje bashkefshatar e ka hasur pergjate lumit Drino dhe i kishte thene se do te priste babane kur te kthehej nga mali me bagetite, por me pas nuk eshte kthyer me ne shtepi deri ne mbremje vone.