Leksioni qe u ka ndryshuar jeten miliona njerezve
Dr. Pausch, 47 vjec, ka vdekur nga kanceri ne pankreas, nje semundje qe vret 95 per qind te viktimave te tij, zakonisht brenda muajve te pare te shfaqjes se saj. Pervec nje shisheje me ilace para tij, nuk kishte asnje shenje te dukshme te tumoreve vdekjeprures. Megjithese sapo e kishte marre veten nga nje operacion, ai dukej djaloshar, me nje bluze te kuqe dhe floket paksa te thinjur. Vjeshten e kaluar kur mjeku i tha se i kishte mbetur jo me shume se gjashte muaj jete te shendetshme, Dr. Pausch u largua nga detyrat e tij akademike dhe u vendos me prane familjes. Por vendosi te jepte nje leksion te fundit ne nje audience te gjere studentesh dhe akademikesh te universitetit Carnegie Mellon. Leksioni nuk ishte per kancerin. Ne vend te kesaj sic thote ai ishin thjesht perpjekjet per te lene keshilla per gjithe jeten per femijet e tij ne nje leksion, per te cilin Dr. Pausch e dinte se nuk do te bente xhiron e botes. Femijet e tij jane Dylani 6 vjec; Logani 4 vjec dhe Kloeja pothuajse 2. Megjithese ai mund te kishte regjistruar gjithcka ne nje video familjare, i pelqente idea se nje dite do te shihte leksionin e tij te fundit dhe femijet do te shihnin babain e tyre ne pune. "Une po u flas vetem atyre," tha ai. "Nuk kam marre persiper t'i tregoj botes se si te jetoje jeten". Me qartesine e mendimeve qe ndoshta vetem nje person qe perballet me vdekjen mund te demonstroje, Doktor. Pauschi, ne librin dhe leksionin e tij, shpjegon receten per nje jete te lumtur dhe menyra sesi t'i permbushi endrrat e femijerise cdokush. Ai flet per rrugen e permbushjes se endrrave te tij te femijerise, per te perjetuar gravitetin 0, per te shkruar nje artikull per Librin e Enciklopedise Boterore, per te fituar nje loder te madhe prej pellushi ne parqe zbavitese dhe te qenet nje imazherist i Dizneit. Pjesa me e madhe e fjalimit te tij eshte per durimin dhe menyren sesi ia doli te kaperceje muret me tulla, qe bllokonin rrugen e permbushjes se qellimeve te tij dhe realizimit te endrrave. Leksionet e tjera jane ato qe te gjithe prinderit duan tu mesojne femijeve te tyre, te tregojne mirenjohje, te tregojne te verteten dhe te mos nenvleftesojne asnje pune. Ai urdheron prinderit te lejojne femijet te vizatojne ne muret e dhomes se gjumit, ku vogelushi Randy Pausch vizatoi nje shume ne katror, nje anije, nje ashensor dhe nje nga historite e tij me te famshme, kutine e Pandores. I cilesuar si nje nga 100 njerezit me me influence ne bote, Leksioni i Fundit i Prof. Randy Pausch vjen ne shqip nga Shtepia Botuese Pegi.