Zhduket zdrukthetari, kerkime ne Drino
Gjirokaster- Policia gjen teshat dhe kepucet e zdrukthetarit 45-vjecar qe rezulton i humbur prej dates 15 janar te ketij viti. Palombaret e RENEA-s prej dy ditesh po kryejne kerkime pergjate rrjedhes se lumit Drino, zona e Dropullit te Poshtem ne Gjirokaster, ku mendohet se eshte hedhur Theodhori Noni. Burime zyrtare shpjeguan se babai i dy femijeve, banues ne fshatin Terihat, vuante nga depresioni dhe disa here ishte shtruar nga familjaret ne Spitalin Psikiatrik te Vlores. Aktualisht i zhdukuri kurohej me ilace dhe para se te largohej nga shtepia mendohet qe ne krize depresive t'u kete thene te afermve se do t'i jepte fund jetes duke u mbytur ne lume. Edhe here te tjera Noni kishte tentuar te vriste veten, por familjaret e kishin ndaluar ne aktin e tij fatal.
Diten e djeshme, forca te shumta te policise se Gjirokastres, te drejtuara edhe nga kryepolici Emri Vata, i jane rikthyer zones ku dyshohet se eshte hedhur per t'u mbytur 45 vjecari. Zyrtarisht Theodhori Noni deklarohet i humbur, por ende mbetet mister fati i tij, pasi trupi nuk eshte gjetur. Me 15 janar, diten e premte, rreth ores 19:00, ne Sallen Operative ka mberritur nje telefonate se banori i fshatit Terihat i Dropullit te Poshtem, mund te jete mbytur ne lumin Drino. "Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise se komisariatit, Sektorit Kunder Krimeve te Renda, si dhe eshte kerkuar edhe ndihma e Repartit Zjarrfikes", njoftoi dje zedhenesi Gentjan Mullai per "KJ".
Pasi eshte marre kontakt me familjaret, rezultoi se Thodhori Noni eshte larguar nga shtepia rreth ores 15:00 te se premtes, duke i thene nenes se vet se do dilte dhe eshte pare duke levizur ne drejtim te lumit Drino rreth ores 17:00, nga nje bashkefshatar te cilit i ka thene se po shkonte te ndihmonte babane per bagetite. Pasi eshte kthyer babai i vet ne banese dhe Theodhori ka munguar, familjaret kane njoftuar policine dy ore me pas.
"Gjate gjithe nates forcat e policise se bashku me familjaret kane kerkuar ne te dyja anet e lumit Drino, por s'ka rezultuar gje. Ne mengjesin e se shtunes, forcat e policise gjate krehjes se te dy aneve te lumit, kane konstatuar se perballe fshatit Terihat, ne buzen e lumit, ndodheshin rrobat dhe kepucet e te humburit", shpjegoi Mullai. Ekspertet e policise kane konstatuar edhe gjurmet te cilat te conin ne uje.
Ndodhur ne keto kushte eshte perforcuar dyshimi se 45 vjecari mund te ishte mbytur dhe eshte kerkuar ndihma e palombareve te repartit special RENEA dhe ne kete operacion kane ndihmuar banore te zones dhe familjare deri dje ne mbremje. Gjate zhytjeve jane perdorur prozhektore te fuqishem, ndersa erresira dhe moti i keq ka cuar palombaret ne terheqje te perkohshme.
"Palombaret kane kontrolluar gjate gjithe dites rreth 18 kilometra te lumit Drino, duke nisur qe perballe fshatit Terihat, deri ne hyrje te qytetit Gjirokaster, nderkohe qe forca te tjera kontrolluan nga Subashi deri ne Gjirokaster ne te dyja anet e lumit", tha zedhenesi i policise vendore. Kerkimet vijuan deri rreth ores 16:00, per te rifilluar me vone.