Drejt Italise si gjermane, pranga 2 kosovareve
Durres- Megjithe masat shtrenguese ne porte per udhetaret qe hyjne dhe dalin nga territori shqiptar, rriten tentativat per emigrim te paligjshem ne drejtim te Italise. Dy kosovare jane kapur 24 oret e fundit ne portin e Durresit nga Policia Kufitare, teksa perpiqeshin qe nepermjet dokumenteve te parregullta dhe te falsifikuara te hipnin ne tragetet e linjave Durres-Bari-Brindisi. Burime zyrtare thane se ndaluan ne flagrance ne zonen e Kapitenerise dhe sporteleve te dyshuarit Ramadan Berisha, 52 vjec, banues ne komunen e Prizerenit, dhe Astrit Hajdaraj, 31 vjec, banues ne fshatin Bece te Gjakoves, ne Kosove. Arrestimi Berishes u be per arsye se me 15 janar, rreth ores 22:00, eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e Policise Kufitare Durres, duke tentuar te udhetoje ne menyre te kundraligjshme per ne Itali, me nje nga tragetet Durres-Bari, me nje leje qendrimi gjermane ne emer te tij, e cila dyshohet te jete e falsifikuar. Kurse Hajdaraj u kap pak ore me vone ne flagrance duke tentuar te udhetoje ne menyre te paligjshme per ne Itali, po me te njejten linje, po me nje leje qendrimi gjermane ne emer te tij, e cila dyshohet te jete e falsifikuar. Pas verifikimeve te rastit, dosja penale ne ngarkim te te dyshuarve i ka kaluar Prokurorise se Durresit per hetime te metejshme nen akuzen e "falsifikimit te dokumenteve".