Financat, "jo"projektit te spitaleve
Ministria e Financave ka kundershtuar ne parim projektin e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per futjen e spitaleve ne skemen e sigurimeve. Shkak per kete qendrim eshte fatura e larte financiare qe do te shkaktohej nga zbatimi i ketij projekti. Keshtu, me ane te nje shkrese te posacme, dikasteri i Financave i ka derguar zyrtarisht pergjigje ISKSH ne lidhje me projektin e paraqitur. Sipas perllogaritjeve ka dale se kostoja e zbatimit te ketij te fundit kap shifren, 32 milione dollare.
Pergjigja
Ministria e Financave duket se nuk ka qene aspak dakord, me projektin e paraqitur nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per futjen e te gjitha spitaleve ne skemen e sigurimeve. Kjo nuk ka aspak lidhje me pelqimin e projektit, por me koston financiare qe do te kete zbatimi i tij. Ka qene ky shkaku pse kjo Ministri i ka kthyer pergjigje negative ISKSH per projektin ambicioz. Sipas burimeve nga ky dikaster, kostoja e perafert e zbatimit te projektit te futjes se te gjitha spitaleve ne skemen e sigurimeve, ne ndjekje te shembullit te Spitalit te Durresit, shkon deri ne 32 milione dollare. Megjithate, duket se ISKSH nuk eshte penguar aspak nga kjo pergjigje qe te vazhdoje perpjekjet per projektin. Gjate mbledhjes se keshillit administrativ te ketij instituti, u shqyrtuan ndryshimet e para ligjore qe do t'i hapin rruge shtrirjes se skemes se sigurimeve ne sherbimin spitalor. Ndersa brenda pak ditesh keto ndryshime ligjore do te shkojne ne qeveri per miratim.
Takimi
Aktualisht grupe pune nga ISKSH jane shperndare ne rrethe per te pare konkretisht gjendjen e spitaleve dhe nevojave qe ato kane. Sipas drejtoreshes se ISKSH-se themelore eshte statusi i spitaleve. ISKSH ngulmon qe statusi i tyre te jete publik (jo buxhetor) ne menyre qe te kete decentralizim ne vendimmarrje. "Ne do te kemi nje kontrate fillimisht me spitalin dhe ne nje faze te dyte, drejtuesi i spitalit do te kete kontrate me pjesen tjeter te stafit. Por mbetet themelor roli i Ministrise se Shendetesise ne vendosjen e standardeve dhe normativave te caktuara", u shpreh drejtoresha e ISKSH-se. Ndersa ministrja e Shendetesise u shpreh se nuk ndryshon cdo gje me celes me 1 janar 2009. "Gjithcka do te shihet hap pas hapi, por e rendesishme eshte ta ndermarrim kete nisme", tha ajo. Sipas drejtoreshes se ISKSH-se synimi primar eshte blerja e medikamenteve ne kohe dhe mbi te gjitha sipas nevojave te spitaleve. Kjo do te jete e mundur fale decentralizmit te vendimmarrjes por e bashkeshoqeruar me fonde. "Eshte nje nga pikat kryesore me te cilen do te merremi qe ne muajt e pare. Nje pike tjeter e rendesishme per mirefunksionimin e skemes eshte perdorimi i te ardhurave te tjera nga vete spitalet dhe ne do te ngulmojme fort ne kete pike", u shpreh Hana.
Kompetencat
Anetari i Keshillit Drejtues te ISKSH, Arjan Jaupllari, u shpreh se ky eshte nje hap i guximshem, por e rendesishme eshte te niset si reforme. "Nje gje themelore eshte ndarja e qarte e kompetencave, pra ndarje e qarte e pergjegjesive", tha Jaupllari.
Decentralizimi
Ndersa anetari tjeter i bordit, Dine Abazaj, kryetar i Urdhrit te Mjekut u shpreh se eshte domosdoshmeri futja e spitaleve ne skeme. Lidhur me autonomine e spitaleve, ai deklaroi se decentralizimi eshte i nevojshem, por me struktura te forta kontrolli.