Durres, spitali i vetem ne skemen e sigurimeve, si funksionon
Aktualisht spitali i Durresit eshte i vetmi qe financohet nga skema e sigurimeve shendetesore. Sipas disa studimeve ka dale qe performanca e tij eshte shume me e mire, ne mjaft tregues krahasuar me spitalet e tjera. Ketu nuk ka probleme me barnat sic ndodh rendom ne spitalet e tjera, shfrytezimi i shtratit eshte ne nivele mjaft te mira dhe pavaresisht problemeve te hasura nder vite, skema e financimit permes sigurimeve shendetesore po funksionon. Per kete arsye, pjesemarresit ne aktivitet, e kane pare te udhes shtrirjen e skemes se sigurimeve me gjere se ky spital. Keshtu, eshte vene re nje efikasitet ne funksionimin e sherbimit te recepsionit qe ka siguruar rritjen e te ardhurave dytesore, pra te ardhurat nga personat e pasiguruar. Ato jane trefishuar krahasuar me vitin 2003 dhe jane perdorur per investime dhe shperblimin e motivimin shkencor te punonjesve. Nga ana tjeter, ne kete spital eshte kryer punesim i personelit me nivel te larte profesional, e me konkretisht 1 profesor, 23 mjeke specialiste e punonjes te tjere me grade shkencore, etj. Gjithashtu, sipas te dhenave te spitalit te Durresit eshte trefishuar numri i infermiereve me arsim te larte ne krahasim me vitin 2001.