Izraeli kërkon të përmirësojë aftësitë bërthamore

Sipas raportit, Izraeli po zgjeron gamën e raketave tokë-tokë Jericho 3 në mënyrë që të kenë aftësi transkontinentale.
Raketat transkontinentale zakonisht janë ato raketa të cilat mund të hidhen deri në 5 mijë milje tej.
“The Guardian” po ashtu raportoi se Izraeli po përpiqet të përmirësojë dhe zgjerojë kapacitetet e raketave Kruis, të dizajnuara për t’u hedhur nga nëndetëset. Izraeli aktualisht ka tri nëndetëse dhe dy të tjera që po prodhohen në Gjermani. Izraeli dhe Gjermania po bisedojnë lidhur me ndërtimin e një nëndetëseje të gjashtë.
Sipas raportit të publikuar në “The Guardian”, shtetet me kapacitete bërthamore po planifikojnë të shpenzojnë në vitet në vijim më shumë se 800 miliardë dollarë për të përmirësuar arsenalin e tyre bërthamor. Shtetet të cilat do të investojnë në programet e tyre bërthamore janë, SHBA-të, Rusia, Kina, Pakistani, India, Izraeli, Franca dhe Britania./Start/F. P/
2011-10-31 17:18