Financat ne negociata me IDB per 400 milione USD
Kjo kredi tashme e lakuar nga kreu i qeverise dhe nga kreu i Financave duket se la jashte programit nje tjeter dalje te Shqiperise ne tregjet e kapitalit. Aktualisht sipas Ministrise se Financave ceshtja e kesaj kredie ka mbetur ne diskutime dhe marreveshja ende nuk eshte formalizuar por e rendesishme eshte qe parimisht IDB eshte shprehur pozitivisht per aplikimin e vendit tone. Nga ministria nuk jepen detaje te sakta lidhur me kete kredi per aq kohe sa nuk eshte finalizuar marreveshja por vete ministri Ridvan Bode gjate nje konference per shtyp deklaroi se interesat e kredive te siguruara jane mjaft te uleta. Sipas tij kredite e siguruara jane afatgjata mesatarisht 20 vjecare dhe qe kane nje periudhe 4-5 vjecare te mospagimit as te interesave dhe as te principalit te kredive. Ne fakt me i bindur per kete kredi eshte shprehur kreu i qeverise. Dy jave me pare Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ishte siguruar nje marreveshje per kredi ne vleren e 400 milione dollareve te cilat do te shkonin per financimin e autostrades Tirane-Elbasan. Aktualisht per kete autostrade eshte ne proces tenderi per ndertimin e tunelit. Tashme ka perfunduar faza e pare kualifikuese dhe pritet qe ne te dyten te shpallet fituesi. Pas nenshkrimit te kontrates pritet ti hapet rruga ndertimit. Me marrjen e kredise nga Banka Islamike per Zhvillim Shqiperia duket se hoqi dore per nje eurobond te dyte i cili u lakua mjaft gjate vitit 2010. Ne tetor te vitit te kaluar vendi yne arriti te merrte nje eurobond ne tregjet e kapitalit me nje interes te vleresuar si te leverdishem nga qeveria. Nderkohe qe vete kreu i qeverise deklaroi marrjen e nje eurobondi te dyte ne nivelin e 500 milione eurove por qe mbetej per tu vendosur nese do te ishte ne euro apo dollare. Duket se ne fund eshte rene dakord shmangia e nje eurobondi dhe eshte vendosur per marrjen e nje kredie ne dollare. Per 2011-en Financat kane deklaruar se te gjitha nevojat per para vendi do ti siguroje nga kredite zhvillimore dhe nje e tille duket se eshte edhe kredia me e fundit qe po planifikohet te merret nga qeveria ne vleren e 400 dollareve.
NERTILA MAHO