E Shtunë, 31 Tetor 2026

Z. Kryeminister a e di cilet vrave

Mbi 21 janarin eshte folur gjate me tekste e me foto me homazhe e me statistika me shpifje e me te verteta dhe mire eshte bere. Ky debati i neveritshem i nisur nga Berisha me qellimin e vetem per te relativizuar mortin ne mos per gje tjeter le te sherbeje per te njohur me mire se cilet jemi cfare na dallon e cfare na bashkon me njerezine e me te njerezishmen.


Meqenese kryeministri ka folur gjate per te vraret meqenese eshte thene se ishin te ketille e te atille te paguar e te droguar instrumente te njerit apo vegla te tjetrit le ti veme pikat mbi i e le ti shfaqim ashtu sic ishin. Jo si heronj se nuk ishin te tille po bash ashtu sic jetuan e sic mjerisht vdiqen.


Hekuran Deda ishte 38-vjec. Baba i dy vajzave. Mbijetonte duke punuar me meditje si punetor sezonal krahu. Familja e Dedes i lindur ne Diber ishte zhvendosur ne Laknas Kamze.
Faik Myrtaj 50-vjec ishte babai i dy femijeve Renatos dhe Bardhit te moshes 25 dhe 22 vjec si dhe bashkeshort i Mamudese. Banonte ne Kreshpan te Fierit. Mesohet se Myrtaj ishte i papune mbijetonte po njesoj duke migruar sezonalisht.


Ziver Veizi 44-vjec kishte dy femije Anen dhe Klajdin te moshes 11 dhe 14 vjec. Ishte banor i Gjirokastres invalid me status. Ziveri ishte emigrant dhe ishte kthyer ne Shqiperi per te protestuar.
Kjo eshte e verteta zoti kryeminister. Ti ke vrare tre protestues te cilet para kulles tende i kishte sjelle mjerimi. Ti ke vrare tre te papune. Ti ke vrare tre baballare qe atdheu i tyre i kishte braktisur shteti i tyre i kishte rrenuar e i kishte flakur ne emigrim.


Ti Sali Berisha serish i ke dhene plumbin shqiptareve si ne 1997-en. Njesoj si atehere u ke dhuruar me pare mjerimin.


DY NUMRA LLOGARIE PR T NDIHMUAR FAMILJET E VIKTIMAVE T 21 JANARIT

Shekulli ka nisur dje nje fushate per tu ardhur ne ndihme familjeve te tri viktimave te 21 janarit. Prej dje jane vene ne funksionim ne Raiffeisen Bank dhe ne Tirana Bank dy numra llogarie RAIFFEISEN BANK - JETIMT E T VRARVE - NUMRI I LLOGARIS 0005810592 dhe TIRANA BANK SHA - JETIMT E 21 JANARIT - NUMR LLOGARIE 0110-307178-100. Te dy numrat ne te dy bankat jane ne leke.


Shekulli do botoje te gjitha shumat e kontributeve dhe emrat e kontribuesve ne rast se deshirojne ose kontributin dhe shenimin anonim ne rast se nuk deshirojne te identifikohen. Kontributet celen sot ne mengjes me disa shuma te dhuruara nga gazetaret e Shekullit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›