Financat, nuk jemi prekur nga kriza
Edhe pse biznesi vendas ankohet për efektet negative të krizës globale financiare, për qeverinë shqiptare ekonomia nuk është në krizë. Gjatë një deklarate për media, të dhënë pak ditë më parë, dy zëvendësministrat i financave, Mima dhe ai i ekonomisë Bozdo janë shprehur se rënia e eksporteve ka qenë në nivele të papërfillshme. Sipas zëvendësministrit të financave, Florjon Mima eksportet po performojnë pothuaj në të njëjtin ritëm si vitin e kaluar. Sipas tij, gjatë këtij viti është vënë re një rënie e lehtë në eksportet shqiptare si minerale, gurë, bimë medicinale, dru etj. Ndërsa fasonët janë në të njëjtin nivel si vjet. Sipas Mimës, janë eksportuar rreth 6 milionë euro energji elektrike çka kompenson afërsisht humbjen në eksportet shqiptare. Mima ka theksuar se niveli i importeve ka pasur një rritje të lehtë në natyrë, por një ulje në vlerë. Sipas tij, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë po monitorojnë programin e kredisë së butë 25 milionë euro në dobi të SME, dhe se qeveria po merr në konsiderate ta rrisë ndjeshëm këtë shumë në se programi do të vazhdoje me intensitetin e tanishëm.