E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, biznesi ‘lumë’ kërkesash ndaj qeverisë

 

Vetëm pak ditë më parë, gjatë mbledhjes së asamblesë, komuniteti i biznesit i ka kërkuar qeverisë marrjen e një sërë masash për kapërcimin e situatës së vështirë në të cilën ndodhen. Sipas drejtuesve të Dhomës së Tregtisë, efektet e krizës globale kanë nisur të ndjehen edhe te biznesi vendas ndaj është shumë e rëndësishme marrja e disa masave nga ana e qeverisë. Së pari ata i kanë kërkuar qeverisë që të kryejë menjëherë legalizimin e aseteve tregtare, si një masë kjo që do t’i injektojë ekonomisë vlera të mëdha që sot qëndrojnë jashtë sistemit të ekonomisë formale. Me anë të një paketë anti-krizë, të përgatitur nga komuniteti i biznesit, sipërmarrësit i kanë propozuar qeverisë që të heqë TVSH-ë për importin e makinerive prodhuese dhe atyre të mekanikës bujqësore, dhe TVSH-ja të paguhet vetëm në rastin e rieksportimit të këtyre makinerive. Të ulet TVSH për importin e makinerive për përdorim në industrinë e ndërtimit dhe vlera e kësaj TVSH-je të paguhet me këste të zgjatura. Gjithashtu biznesi i ka propozuar qeverisë që të heqë pagat e referencës për sektorët e ndërtimit, të prodhimit dhe për biznesin e vogël. Një tjetër kërkesë e biznesit ishte edhe kreditimi me kredi të buta për kompanitë që vendosin të aplikojnë standardet ISO, etj.

Kërkesat

    Të legalizohen asetet e kompanive

    Të ulet TVSH-ja

    Të hiqen pagat e referencës për sektorin e ndërtimit

    Kreditimi me kredi të buta për kompanitë që vendosin të aplikojnë standardet ISO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›