Financim i shëndetësisë shqiptare pwr sëmundjet infektive
Italia do të vazhdojë të mbështesë shëndetësinë shqiptare. Kjo ka qenë deklarata e djeshme e ambasadorit italian në Shqipëri, Saba D‘Elia. "Së bashku me autoritetet shqiptare jemi duke ecur përpara dhe kërkojmë të ofrojmë pikënisje reflektimi për tema që janë më se aktuale, sikurse ato të sëmundjeve infektive, të epidemive, pandemive dhe se si t‘i parandalojmë ato", tha D‘Elia. Sipas tij, çdo politikë shëndetësore e suksesshme duhet të mbështetet në kontroll e parandalim dhe jo në ndërhyrje emergjence e kurimi. Ambasada italiane ka favorizuar marrëveshje shëndetësore midis qarqeve të ndryshme italiane dhe Shqipërisë për të kuruar fëmijë me patologji të rënda, që nuk mund të kurohen në vendin tonë. Ministria e Jashtme e Italisë, përmes Kooperacionit Italian për Zhvillim, është angazhuar me 18 projekte në fushën e shëndetësisë në Shqipëri, me një vlerë prej 45 milionë euro.