Përmirësohet shëndeti i pacientit të dyshuar me H1N1
Punonjësi i Ministrisë së Jashtme, i dyshuar si rasti i parë i prekur me gripin e derrit AH1N1, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas shefit të Shërbimit të Infektivit, Dhimitër Kraja, zyrtari i Ministrisë së Jashtme është prekur nga një infeksion bakterial, duke përjashtuar të gjitha llojet e gripeve të mundshme. Pacienti 57-vjeçar ka lënë reanimacionin që mbrëmjen e së mërkurës dhe gjendet i shtruar në pavijon. Aktualisht, pacienti është nën vëzhgim dhe po trajtohet për infeksionin bakterial me antibiotikë të fortë.
Ditën e hënë, punonjësi i Ministrisë së Jashtme është shtruar në spitalin infektiv me urgjencë dhe dyshohej se mos ishte i prekur nga gripi i derrave AH1N1. Për dy ditë, ai qëndroi në reanimacion i izoluar nga pjesa tjetër e pacientëve. Ndërkohë që, si Instituti i Shëndetit Publik, ashtu edhe Shërbimi i Infektivit kanë deklaruar përfundimisht se në Shqipëri gripi i derrave nuk ka hyrë.