E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmohet me detergjent nxënësja e klasës së nëntë

Një 14-vjeçare nga fshati Babicë i Rrethit të Vlorës ka zgjedhur t‘i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Klodiana Kapaj, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të Babicës, është ndier keq në orë të mësimit. Papritur ajo ka nisur të nxjerrë shkumë nga goja dhe shokët e klasës të tmerruar kanë rendur të lajmërojnë prindërit e vajzës, të cilët e kanë çuar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Me gjithë kujdesin e mjekëve, e mitura ka ndërruar jetë. Pas ekspertizës mjeko-ligjore është zbuluar se shkak i vdekjes ka qenë pirja e një sasie të konsiderueshme detergjenti, e konkretisht klori pllakash. Policia ka marrë në pyetje familjarët e vajzës, të cilët nuk kanë ditur ta shpjegojnë veprimin e vajzës së tyre. Dyshohet se stresi i ngarkesës së fundvitit ka qenë shkaku që e ka çuar 14-vjeçaren drejt vetëflijimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›