E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier digjet banesa e emigrantit

Banorët e një pallati në Fier janë përfshirë nga paniku paraditen e së enjtes si pasojë e zjarrit që shkrumboi një banesë në katin e 10-të të godinës për shkak se soba ishte harruar ndezur. Ngjarja ndodhi në lagjen ''Apollonia'' në të njëjtin pallat ku pak javë më parë u rregjistrua vrasja e administratorit të pallatit nga fqinji i tij. Banesa e familjes Lika të cilët nuk ndodheshin aty, është përfshirë nga flakët dhe ishin fqinjet ata qe lajmëruan zjarrëfiksat. Ka qënë e vështirë shuarja e flakëve pasi pallati nuk ka dalje emergjencash si dhe ka qënë e pamundur të hynin nga jashtë pallatit për shkak të mungesës se hapsirës në rrugë. Zjarrëfikësit janë munduar të vendosin kontroll mbi flakët e zjarrit por ia kanë dalë mbanë vetëm pas një ore. Dëmi i shkaktuar nga flakët rezulton te jete i rende kurse familja Lika jeton në emigracion dhe  ishte kthyer përpara një jave për pushime. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›