E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeke dhe infermiere e spitalit bojkotojne punen 1 ore

Mjekët dhe infermierët e Spitalit Rajonal të Kukësit kanë bojkotuar punën për një orë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Kirurgu, Mustafë Mustafa është sulmuar papritur nga dy persona që po shoqëronin një të afërm të tyre, i paraqitur për kurim në spitalin e Kukësit gjatë mesnatës. Sipas mjekut, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike e presion me pa të drejtë gjatë ushtrimit të detyrës si mjek roje.
Menjëherë është njoftuar Policia e Kukësit por ende nuk ka asnjë të shoqëruar ndërsa me mjekun e dhunuar janë sensibilizuar edhe mjekët e tjerë të spitalit, të cilët shprehen se punonjësit e shëndetësisë bien pre e dhunës, shantazheve e presioneve  të herëpashershme. Në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit dhuna që ushtrohet ndaj infermerëve, mjekëve apo punonjësve të tjerë është bërë një fenomen e rëndomtë pasi kushtet e sigurisë në të nuk janë në nivelin e duhur. Mjeku i dhunuar, kirurgu Mustafë Mustafa është edhe qytetar nderi i Kukësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›