Bashkia e Tiranes ka hapur sezonin e punimeve publike ne te gjithe kryeqytetin
Qytetari i parë i Tiranës, Lulzim Basha është rikthyer në rrugën “Gramoz Pashko” për të mbajtur premtimin që u dha banorëve gjatë fushatës elektorale. Ta shndërrojë këtë zonë të harruar të Tiranës, në një zonë me cilësinë e jetës që meriton të ketë një kryeqytet.
Inaugurimi i një prej projekteve më të shtrenjtë të buxhetit të Bashkisë së Tiranës që do të përfundojë pas 10 muajsh, hap siparin e punimeve publike në të gjithë kryeqytetin, ku parashikohen të ndërtohen 47 akse rrugore dhe rikualifikim urban për 12 blloqe banimi.
Kryebashkiaku Basha bëri të ditur se të gjitha investimet publike të Bashkisë së Tiranës të nisura në vitin 2012 do të përfundojnë në pranverën e vitit 2013.