E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimet e pista, ‘bum’ rastesh per vitin 2009

TIRANE-Njësia e Inteligjencës Financiare gjatë vitit 2009 ka raportuar në organet e zbatimit të ligjit 194 raste të dyshimta për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Gazeta Shqiptare beri te ditur sot se numri i referimeve është pothuajse tri herë më i madh në krahasim me vitin 2008 dhe 27 herë më shumë se në vitin 2007. Në raportin vjetor të këtij institucioni, të depozituar për miratim në Kuvend, saktësohet se 59 raste prej tyre janë dërguar në organin e Prokurorisë për investigime dhe ndjekje të mëtejshme. Për 31 raste bëhet e ditur se organi i akuzës ka filluar menjëherë procedimin penal. Nga ana tjetër, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bën të ditur se 135 raste të dyshimta i ka dërguar pranë policisë së Shtetit, ndersa ne shume te tjera po operohet me gjoba.
Ne baze te ketyre aksioneve jane ngrire milione euro llogari bankare në përputhje me afatet e parashikuara nga ligji dhe referimet janë bërë menjëherë pranë organeve ligjzbatuese për kompetencë dhe veprim. Gazeta Shqiptare shpjegon gjithashtu ne numrin e sotem se kjo eshte arritur fale shkëmbimit te informacionit ndërmjet DPPP-së dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›