Kosovë, gënjeshtra e 1 prillit i kushtoi 20 ditë burg
KLINë- Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Klinë ka dënuar me 20 ditë burg personin që të enjten, me 1 prill, e njohur si dita e gënjeshtrave, kishte gënjyer policinë për sulm dhe grabitje në Raiffensen Bank në Klinë. Kjo konfirmohet nga zëdhënësi rajonal i Policisë, rreshteri Xhevat Ibra. Ai i ka thënë së ky qytetar është dënuar me 20 ditë burg të menjëhershëm me aktvendim të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Klinë për lajmërim të rrejshëm që është pasuar edhe me një aksident të automjetit policor dhe plagosje e te policëve me këtë rast. “Personi në fjalë dënimin do ta vuajë në Pejë”, ka thënë zëdhënësi Ibra.
Qytetari R.B. nga Klina, rreth 30 vjeç, të enjten më 1 prill kishte bërë shaka me policinë duke i gënjyer se është sulmuar banka Raiffiesen në Klinë. Policia kishte shkuar menjëherë në vend të ngjarjes dhe kishe mësuar se fjala është për lajm të rremë. Mirëpo, një patrullë e policisë, që ishte në rajonin e Zllakuqanit, me të dëgjuar informatën, rrugës për të në Klinë, për t’iu dalë në ndihmë kolegëve, ishte përplasur në një shtylle elektrike. Tre policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa vetura e policisë është dëmtuar në masë të madhe. Edhe një polic tjetër ishte lënduar në një shufër metali afër kësaj banke. Që të gjithë policët shërbejnë në Stacionin e Policisë në Klinë.
(m.a/koha/BalkanWeb)