Shqipëria 1 vit në NATO, koncert festiv në Tiranë
TIRANE- Një koncert i madh festiv, me pjesëmarrjen e orkestrave më të njohura në vend, u organizua të premten në mbrëmje në sheshin përpara Pallatit të Kongreseve në Tiranë me rastin e 1-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Aktiviteti u zhvillua në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në sheshin para Pallatit të Kongreseve. Orkestra Frymore e Bashkuar me 100 instumentistë nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, e Teatrit të Operas dhe Baletit, Radio-Televizionit Shqiptar dhe Akademisë së Arteve, interpretoi pjesë të njohura muzikore.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin personalitetet më të larta të shtetit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, përfaqësues nga trupi dipllomatik i akredituar në Shqipëri, deputetë, personalitete nga fushat e artit, etj. Gjithashtu, koncerti u ndoq nga qytetarë të shumtë.
(e.n/BalkanWeb)