Financimi i BB-së; Njësi e Sigurisë në Portin e Durrësit
Banka Botërore u ka sugjeruar titullarëve të Autoriteti Portual Durrës, që edhe sheshi i trageteve (terminali i trageteve) të kalojë në duart e Njësisë së Sigurisë Portuale për sa i përket i ruajtjes dhe sigurisë. Kjo mund të zbatohet duke nisur nga janari i vitit 2009. Burime nga porti bëjnë të ditur se po kryhet studimi për forcat shtesë që do të kërkojë ky mision. Gjatë një periudhe disamujore survejimi nga ana e shërbimeve policore të huaja ka rezultuar se kjo forcë e re e instaluar në portin e Durrësit vetëm tre vjet të shkuara, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e sigurisë portuale.
Njësia e Sigurisë Portuale, e cila tre vjet më parë numëronte 35 efektivë, sot e ka kaluar numrin 100. Fillimisht, kjo njësi mori në duart e saj 4 hyrjet e portit, por shumë shpejt asaj iu besuan edhe kalatat si dhe territori në të cilin janë ndërtuar rezervarët e karburanteve. Nga bërthamat e policive të huaja, të cilat monitorojnë portin, kjo njësi njësohet si forcë e luftës kundër terrorizmit. Në këto kushte BB-ja në një studim të sajin, ka propozuar që kjo njësi të marrë në ruajtje edhe sheshin e trageteve, i cili konsiderohet si pikë nevralgjike, pasi nëpërmjet tij realizohet një fluks tejet i madh njerëzor, automjetesh dhe mallrash. Aktualisht, ky shesh ruhet nga komisariati i policisë së portit. Duket se BB-ja në sugjerimin e saj (që tashmë është kthyer në një vendim që do të realizohet) me sa duket krahas elementëve të sigurisë, ka pasur parasysh edhe përplasjet mes policisë dhe doganës në sheshin e trageteve. Sipas ligjit, kjo njihet si zonë doganore dhe policia ka detyrë vetëm kontrollin e pasaportave dhe dokumenteve të automjeteve.