E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koment; Posta Shqiptare, e qartë drejt së ardhmes

Posta Shqiptare është një nga institucionet e rralla që prezantohet në festën e saj me Dokumentin e Zhvillimit, një strategji e qartë kjo për periudhën 2008-2011, dokument i ndërtuar mbi njohjen e saktë të së shkuarës, duke kujtuar si shkruan Saint Beuvit: "Kur mendojmë sinqerisht të kaluarën, kur e kuptojmë mirë atë, do të thotë se e kemi vështruar saktë të ardhmen". Me seriozitet ky dokument i zhvillimit po ecën pikë pas pike drejt realizimit ë zërave.

Hershmëria e Postës

Qysh në fillim të epokës moderne, teknika postare ka frymëzuar të gjitha qeveritë, strategjitë e politikës së komunikacionit, duke akumuluar idenë e posedimit të teknologjisë së kushtueshme, të postimit të shpejtë ose në kohë reale, atë pikë “për postat”, duke shfrytëzuar të gjitha përparësitë e duke përmirësuar shërbimin postar që dikur filloi me lajmëtarët këmbësorë apo posta me kuaj.

Një ide e kapur vonë, ajo e lidhjes së shpejtësisë (duke fluturuar, thuhej një herë e një kohë!) sot është harruar nga historia e teknikës, për shumë kohë ajo ka qenë simbol apo sinonim i lidhjes në kohë reale deri në mbërritjen e telegrafisë. Pasuria e postierëve të parë përmes koordinimit të ditëve të postës dhe dërgimit të letrave, kanë frymëzuar bazën e formave sociale dhe psikologjike të komunikimit modern. Hapa të rëndësishëm janë edhe zhvillimi i stampës periodike, aksesi rritës publik në kanalin e shpejtë të komunikimit, ndjekja e disiplinuar sociale deri në fund në modelin dhe krijimin e administratës postare.

Teknologji të avancuara

Edhe kur ndërhyjnë teknologjitë më të avancuara, si telegrafi, telefoni, intuita dhe modelet origjinale nuk u pakësuan, përkundrazi, deri në fund të lindjes të së famshmes së postës elektronike, rimbetet në lojë gjithë kultura postare, e shkruar, e folur, në periudha të gjata. Kultura postare është thembra e vizionit të ri në shërbimin që ofron Posta Shqiptare. Për historinë e kulturës postare kanë futur hundët shumë paragjykime, deri në atë pikë sa janë krijuar një sërë provokacionesh me profesionistët e kësaj kulture, sa do duhej një portret gjithëpërfshirës që për ta rishpërbërë nuk do mjaftonte gjithë shërbimi postar të vihej në punë. Provokacionet apo mëritë kanë të bëjnë me aftësinë apo paaftësinë për të konkurruar, për të dominuar cilësisht tregun dhe qytetarin. Përmes gazetës “Postieri” kërkojmë të bëjmë diçka të mirë në mbrojtje të kulturës postare. Duke i bërë opozitë një publiku dhe qytetarëve për t’u afruar me shërbimin tonë, ky lloj energjie e bën punën e idetë e Postës Shqiptare të ndërtohen në shtrat më të ri, më cilësor e më largpamës.

Bruno Gjymshana

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›