Shqipëria investon rreth 15 milionë euro në Fondin Evropian të Evropës Lindore
Marrëveshja përkatëse lidhet mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve së Bankës shtetërore Gjermane për Rindërtim, Kreditanstalt fuer Wiederaufbau (KfW).
Marrëveshja parashikon që Shqipëria të derdhë në Fondin Evropian për Evropën Juglindore (FEEJ) 14,8 milionë euro, duke qenë kështu vendi i parë në rajon që investon në këtë fond. Ajo çka është e rëndësishme është që me këto 14,8 milionë, Shqipëria siguron 7-fishin e investimeve në vend për zgjerimin e mikrofinancave, - thotë Monika Beck nga KfW-ja në një intervistë për programin shqip të “Deutsche Welles”.
"FEEJ është një fond privat i ndarë në segmente të ndryshme risku. Donatorët publikë kanë investuar në segmentin më me risk dhe vetëm kështu mundësohet që vende si Shqipëria, të cilat deri tani nuk janë lidhur në tregun ndërkombëtar të kapitalit, të investojnë edhe investitorë privatë. Për 14,8 milionët e derdhura në FEEJ, Shqipëria do të marrë 104 milionë euro, pra 7-fishin e investimeve", - shpjegon Beck.
FEEJ me qendër në Luksemburg u krijua me nismë të qeverisë gjermane në dhjetor të 2005-s për vendet pjesëmarrëse të Paktit të Stabilitetit. Fjala është një bashkëpunim mes sektorit privat dhe publik. Nga ky i fundit marrin pjesë Bashkimi Evropian, Gjermania, Austria, Danimarka, ndërsa nga sektori privat janë një sërë bankash, si për shembull “Deutsche Bank”, apo Instituti Bankar “Oppenheim”, por edhe institute të tjera zhvillimore si KfW-ja ose FMN-ja që nuk investojnë vetëm me mjete buxhetore, por edhe me para të fituara nga aktiviteti në tregun financiar, pra sektori privat. "Si vendi i parë nga rajoni që merr pjesë në këtë fond, qeveria shqiptare bën që Shqipëria të zërë një vend të veçantë në fokusin e fondit, sepse këto mjete që vë në dispozicion Shqipëria do të përdoren vetëm në Shqipëri", - thotë Beck më tej. Fondi ka një vëllim prej afro 600 milionë eurosh që menaxhohen nga Banka “Oppenheim” dhe Shkolla e Financës në Frankfurt. Vëllimi i kredive të shpërndara deri tani është afro 500 milionë euro. Bëhet fjalë për kredi të vogla deri në 10 mijë euro, kryesisht në sektorin agrar, në ndërtimin e shtëpive ose në sektorin e tregtisë dhe të zejtarisë. Fondi Evropian për Evropën Juglindore është një fond çati që ka katër fonde specifike për pesë vende: Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën, si dhe katër nënfonde të vegjël që përdoren nga vendet rajonale. Prandaj, edhe mjetet financiare për vende të tilla si Maqedonia, Moldavia, Shqipëria janë relativisht të kufizuara.