Përleshje mes grupeve rivale, një i vdekur
Korçë- Pas zbardhjes së vrasjes të tregtarit një përleshje me armë shkakton një të vrarë dhe një të plagosur në gjendje të rëndë. Përleshje me armë si në filmat me kaubojsa janë rikthyer duke kujtuar ’97-ën, teksa autorët janë në kërkim të bluve. Mbrëmja e të hënës është përgjakur një nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në lagjen “Radanec” të Korçës. Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një pikë bastesh, ndërsa policia është duke punuar për të zbardhur autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Mësohet nga hetimet paraprake se viktima është identifikuar si shtetasi Mikel Tepexhiku 31- vjeçar banor i lagjes 17 në qytetin e Korçës. Duke iu referuar të dhënave të para për ngjarjen, mësohet se ajo është regjistruar rreth orës 20.30 të mbrëmjes të të hënës. Një debat mes autorëve të ngjarjes dhe viktimave ka ardhur për një konflikt të hershëm mes tyre. Dyshohet se konflikti për çështje femrash të jetë shkaku i këtij krimi që ka përgjakur lokalin duke shokuar banorët e lagjes ku ka ndodhur vrasja. Një breshëri automatiku ka lënë të vdekur në vend Tepexhikun si dhe katër persona të tjerë Ermal Demolli, Kastriot Hysi , Denis Memini dhe Erion Memin, të cilët janë transportuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Korçës. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar rreth 10 persona në polici të cilët kanë qenë pranë vendit të krimit në momentin që ka ndodhur vrasja. Ndërkaq autorët sipas policisë janë identifikuar dhe blutë janë vënë në kërkim të tyre. Duket se kahsapana e vërtetë ka ndodhur pasi autorët e ngjarjes që janë banorë të fshatit Porodinë kanë shkuar në lokalin e basteve ku gjendeshin dhe të rinjtë me të cilët janë konfliktuar. Sipas të njëjtave burime mësohet se të rinjtë janë konfliktuar disa ditë në parë, ndërsa për këtë sherr mes tyre kanë shkuar dhe në polici. Ngjarja që është menduar se ishte mbyllur pas thirrjes së palëve në polici, ka vazhduar duke u kthyer në një tragjedi të vërtetë. Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Mikel Tepexhiku, ndërkohë që nuk bëhet i ditur emri i të plagosurit në gjendje të rëndë, që është duke u kuruar në spitalin rajonal të Korçës. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që autorët e krimit të armatosur me kallshnikov kanë lënë qytetin, ndërsa nga pas kanë forca të shumta policie që janë duke organizuar operacionin për kapjen e tyre në kohë.