Financimi i partive, TI: Të hidhet dritë mbi burimin e të ardhurave
ZAGREB- Në raportin rajonal të financimit të partive politike të prezantuar sot në Zagreb, Transparency International, organizata botërore e shoqërisë civile që drejton luftën kundër korrupsionit vëren se financimit të partive politike në pesë vendet e Europës Juglindore përkatësisht Shqipëri, Kroaci, Kosovë, Maqedoni e Serbi, i mungojnë masa të forta transparence mbi deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të tyre.
Raporti i ri ‘Të hedhim dritë mbi paratë në financimin e partive politike në: Shqipëri, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi 2011’ ,përcakton si problem të financimit të partive politike dispozita ligjore të pamjaftueshme mbi masat parandaluese, moszbatimin e sanksioneve, mungesën e kapaciteteve të agjensive mbikqyrëse, si dhe mungesën e vullnetit politik të partive politike për të deklaruar financimet e tyre.
“Raportimi transparent i burimeve të të ardhurave dhe shpenzimeve nga partitë politike është në interesin e cdo vendi në rrugën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë. Partitë politike do të mund t`i gëzohen besimit të votuesve të tyre vecse kur të kenë treguar se punojnë në favor të popullsisë dhe jo të interesave të tyre personale”,- deklaroi Anne Koch, Drejtore Rajonale për Europën dhe Azinë Qëndrore në Sekretariatin e Transparency International në Berlin.
Transparency International i bën thirrje agjensive kontrolluese në Shqipëri, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi të miratojnë ligje të reja dhe të përmisuara mbi financimin e partive politike për të garantuar një tranperencë të plotë.
“Deklarimi publik i financimeve të partive politike duhet të forcohet më tej me afate kohore të qarta dhe mekanizma realë të publikimit në Shqipëri dhe Kosovë. Ekziston nevojë imediate për përforcimin e dispozitave lidhur me parandalimin e abuzimit të burimeve shtetërore për fushata politike, dhe agjensitë kontrolluese duhet të marrin masat e nevojshme për të vendosur sanksione mbi abuzime të tilla me rregullat e raportimit financiar dhe publikimit të fondeve të partive politike”,- thuhet në raportin e Transparency International.
(el.me/BalkanWeb)