Ish komandant ne IRA McGuinnes kandidon per president

Udhëtimi i Martin McGuinness nga komandant guerrilas në politikan ka marrë një kthesë të habitshme me vendimin e 61-vjeçarit për të kandiduar për postin e presidentit të Republikës së Irlandës në fund të këtij muaji. Një hero për shumë në mesin e katolikëve me kontributin personal për t'i dhënë fund tri dekadave gjakderdhjeje sektare McGuinness është një figurë e diskutueshme më në jug të kufirit.
Një lojtar i mprehtë shahu dhe strateg politik po kaq mendjemprehtë McGuinness do të ketë nevojë për shumë sharm e fat për të fituar votën e klasave të mesme të Republikës së Irlandës, shumë prej të cilëve nuk do ta hedhin votën kurrë për një njeri që dikur u ngrinte prita në rrugë ushtarëve britanikë thonë analistët.
McGuinness është aktualisht zëvendësministër i parë në qeverinë e Irlandës së Veriut. Përfaqësuesi i të majtëve të sin fein McGuinness është shprehur për Reuters se besonte se Jugu ishte pak i interesuar për rolin e tij të dikurshëm brenda IRA por do të vlerësonin rolin e tij për sigurimin e paqes në provincën veriore të kufirit.
"Është koha për ndryshim dhe ata duan dikë që është i gatshëm të qëndrojë me njerëzit e zakonshëm të Irlandës që kanë vuajtur aq shumë, shprehet ai.
Gjatë "Troubles", të cilat përfshinë paramilitarët katolike të IRA, homologët e tyre protestantë, dhe ushtrinë britanike –rreth 3.500 njerëz, përfshirë edhe civilë të pafajshëm, u vranë. Dhuna zgjati nga 1969 deri në vitin 1998, kur u arrit një marrveshje për ndarjen e pushtetit që rezultoi me hedhjen poshtë të armëve nga të dyja palët IRA dhe paramilitarët protestante.
McGuinness është një figurë e diskutueshme. Ish kasap e braktisi profesionit të tij në vitin 1970 për t'u bashkuar me IRA për t'u bërë shumë shpejt një komandant i lartë. Nga fillimi i 1972, në moshën 21, ai ishte i dytë në komandën e IRA-s në Derry. Së bashku me udhëheqësi e partisë Gerry Adams, ai luajti rol në transformimin e Sinn Fein në grupin më të fuqishëm nacionalist Irlandën Veriore dhe ka luajtur një rol qendror në bisedimet që cuan në marrëveshjen e paqes. McGuinness ka qenë një deputet britanik që nga viti 1997, edhe pse ka refuzuar të shkelë në Dhomën e Komuneve për shkak se anëtarët shpallin besnikërinë ndaj Kurorës. Votimi për president do të zhvillohet më 27 tetor.
Delina Bitraku