E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne garën me biçikleta

Presidenti i republikës Bamir Topi eshte paraqitur sot ne publik ne një performance te veçante, krejt ndryshe nga ajo e përditshmja e kryetarit te shtetit. Ne një dite te veçante si dita e Europes, kreu i shtetit ka pranuar ftesën e nje grupi fëmijësh për te qene ne gjirin e tyre dhe te natyrës. Pasi ka dale nga presidenca me një veshje sportive dhe hipur ne biçiklete, presidenti Topi i eshte bashkuar nje grupi fëmijësh dhe te rinjsh me biçikleta te bashkuar ne sheshin Nene Tereza ne Tirane ne nje gare çiklistike ne bulevardin qendror te kryeqytetit ne ditën e fundit te javës europiane ne Tirane. Pasi kane përshkruar me biçikleta bulevardin grumbulli i fëmijëve te kryesuar nga presidenti, janë rikthyer ne sheshin Nene Tereza.Po sot janë ndare dhe çmimet  e një fushate nje mujore mbarëkombëtare te titulluar, “Unë te njoh ty kaq te barabarte, kaq te ndryshem”, qe përfshin konkurse për ese, punime, grafike, koreografi, kenge etj, te krijuara nga fëmijët. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›