E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OSBE/ODIHR, dëshmia më e mirë e suksesit të qeverisë Berisha

Deklaron zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu

Zëdhënësja e qeverisë dhe njëherazi ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu u shpreh dje, pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR, se zgjedhjet e 28 qershorit janë më të rregulltat e zhvilluara ndonjëherë dhe se çertifikojnë një tjetër sukses të qeverisë “Berisha”. Ministrja Bregu evidentoi deklaratat e presidencës suedeze dhe komisonerit Rehn se vendi pas këtyre zgjedhjeve është në një pozitë më të mirë për sa i përket perspektivës evropiane, janë konfirmim i përgjegjshmërisë me të cilën qeveria shqiptare ka zbatuar dhe do të zbatojë të gjitha detyrimet që afrojnë vendin më shumë me Bashkimin Evropian. “Pas raportit të publikuar nga misioni i OSBE/ODIHR-it, në të cilin theksohet se këto zgjedhje kanë shënuar progres krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe, se nuk kishte  prova për manipulim rezultati, apo për numërim të parregullt, vijnë dhe deklaratat e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët gjithashtu konfirmojnë se Shqipëria është sot më afër BE-së. Jam këtu për të përshëndetur deklaratën e djeshme të presidencës së Bashkimit Evropian, dhënë nga ministri i jashtëm suedez Karl Bild dhe deklaratën e komisionerit evropian për zgjerimin Olli Rehn, të cilët kanë vërtetuar edhe një herë me deklaratën e tyre se Shqipëria e ka kaluar suksesshëm testin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit”, u shpreh Bregu. Zëdhënësja e qeverisë vlerësoi se pas raportit të publikuar nga misioni i OSBE/ODIHR-it, në të cilin theksohet se këto zgjedhje kanë shënuar progres krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe, se nuk kishte  prova për manipulim rezultati, apo për numërim të parregullt, vijnë dhe deklaratat e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët gjithashtu konfirmojnë se Shqipëria është sot më afër BE-së. Zëdhënësja Bregu, citoi të dhënat e raportit që tregojnë qartë për një progres të shënuar në zgjedhjet e 28 qershorit, i bëri thirrje palës opozitare që të rikthehet në kuvend dhe te heqë dorë nga bojkotet e pamoralshme. “E ftoj opozitën e Ramës që të vijë në parlament e të dëshmojë se plotësimi i detyrimeve për të qenë sa më shpejt në Bashkimit Evropian, është detyrimi politik e qytetar i gjithkujt që ka kërkuar dhe ka marrë votën e shqiptarëve në 28 qershor për të realizuar sa më parë ëndrrën e përbashkët evropiane”, u shpreh zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›