Finiqi në katër vëllime të botuara në Itali
Autori i Lajmit: red.
Zbulimet arkeologjike në zonën antike të Finiqit, 15 km larg qytetit të Delvinës, në jug të vendit, janë përfshirë në një publikim prej 4 volumesh, botuar në qytetin Bolonja (Itali), nga shtëpia botuese italiane "AnteQuem". Lajmi konfirmohet nga drejtorja e Institutit Arkeologjik të Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Shpresa Gjongecaj. Sipas saj, në 4 vëllimet, “Phoinike I”, “Phoinike II”, “Phoinike III”, si dhe “Phoinike IV”, pasqyrohen gërmimet arkeologjike të shoqëruara me fotografi nga qyteti antik i Finiqit, për periudhat nga viti 2000-2007 dhe janë bashkëpunim mes Institutit Arkeologjik të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Gjongecaj bëri të ditur se "librat japin informacion mbi ekspeditat arkeologjike, dhe ku të gjitha materialet, janë realizuar nga pjesëtarët e ekipit që kanë gërmuar në këto ekspedita". Sipas saj, librat tregojnë historinë rreth qytetit antik të Finiqit, gjetjet arkeologjike ndër këto vite, etj. Botimet janë realizuar nën kujdesin e prof. Shpresa Gjongecajt dhe Universitetit të Bolonjës, prof. Sandro de Maria, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bolonjës. Më 2009, pritet që të botohet dhe vëllimi i 5-të, “Phoinike V”. Botimet e mësipërme janë fryt i gërmimeve dhe kërkimeve arkeologjike në qytetin antik të Foinikes dhe në territorin e tij. Kërkimet, të financuara në pjesën më të madhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, janë drejtuar nga Misioni Arkeologjik Italian në Shqipëri si dhe nga Instituti i Arkeologjisë së Shqipërisë, nën drejtimin e prof. Sandro de Maria dhe prof. Shpresa Gjongecaj. Qyteti i Finiqit ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008