E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, bektashinjtë akuza komunës së Ksamilit

Autori i Lajmit: red.
Konflikti për pronën ka përfshirë komunitetin fetar në Shqipëri dhe komunën e Ksamilit. Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve denoncon kryekomunarin e Ksamilit për abuzime me pronat e këtij komuniteti. Sipas Edmond Ibrahimajt, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 137 ha në Ksamil, e cila me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës, u është kthyer bektashinjve. Ibrahimaj i është drejtuar ministrit të Drejtësisë për zgjidhjen e këtij konflikti dhe zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e tokës.
Kërkesa
Problemet e kthimit dhe kompensimit të pronave përveç individëve përfshinë dhe komunitetet fetare në Shqipëri. Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve denoncon kryekomunarin e Ksamilit për abuzime me pronat e këtij komuniteti. Sipas Edmond Ibrahimajt, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 137 ha në Ksamil, e cila me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës, u është kthyer bektashinjve. Por për Ibrahimajn, abuzimi qëndron në faktin se kryetari i komunës refuzon të kthejë tokën e cila tashmë është kthyer në shesh ndërtimi. “Në këto kushte, përpara opinionit publik ne i bëjmë thirrje kreut të drejtësisë shqiptare, zotit Alibeaj, të verifikojë në detaje dhe të marrë masa për ta vënë në këtë rast drejtësinë në rrugë të drejtë. Kryegjyshata Botërore Bektashiane kërkon veprim energjik të segmenteve të Ministrisë së Brendshme dhe pushtetit lokal që të mos lejohet masakra e Ksamilit”, - tha zoti Ibrahimaj. Në kushtet e gjyqeve pa mbarim me komunën e Ksamilit, Kryegjyshata Botërore ka vënë në dijeni dhe Presidentin e Republikës dhe ambasadorin amerikan në Shqipëri, Uidhers.
Konfliktet
Konfliktet e pronësisë kanë prekur disa prej komunave në zonat bregdetare dhe në kryeqytet. Kështu, vetëm në Tiranë, në tri prej komunave më të mëdha, dokumentacioni për pronat po kalon në sitën e Prokurorisë, pas denoncimeve të shumta të qytetarëve për tjetërsimin e pronës apo mbivendosje. Përveç arrestimit të tre ish-kryekomunarëve të Kasharit, pas zbardhjes së aferave në këtë zonë, hetimet kanë nisur në komunën Farkë dhe Dajt.

Ky lajm është publikuar: 04/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›