Rigjallërohet gripi i shpezëve

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 15:00
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se gripi i shpezëve ka treguar shenja rigjallërimi, ndonëse në një “variant të ri”.
Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë tha se rastet e para janë shfaqur në Kinë dhe Vietnam dhe se “rreziku për njerëzit nuk mund të parashikohet”.
Qarkullimi i virusit kërcënon Tajlandën, Malajzinë dhe Kamboxhian, ku, këtë vit, kanë humbur jetën tetë persona të infektuar.
Kombet e Bashkuara thonë se gripi i shpezëve ka shkaktuar vdekjen e 331 njerëzve që nga viti 2003.