Reshjet e dëborës, probleme në Sarandë dhe Korçë

Temperaturat e ulta dhe reshjet e mëdha të dëborës kanë krijuar probleme në disa qarqe të vendit. Bllokime ka pasur në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër dhe në Qafës e Muzinës ku trashësia e dëborës arrin në 30 cm.
Mësohet se dhjetra makina kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Muzinës si pasojë e akullit dhe ngricave në rrugë. Megjithëse policia e Sarandës ndodhet në vendngjarje ende nuk është bërë e mundur qarkullimi i automjeteve.
Dëbora ka shkaktuar probleme edhe në qarkun e Korçës ku trashësia e dëborës arrin në 30-40 cm. Sipas informacioneve më të fundit si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës që kanë rënë gjatë natës janë izoluar zonat e Lekasit, Mokrës dhe Vithkuqit.
Gjithashtu mbeten të bllokuara edhe akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Vithkuq dhe Korçë-Lozhan. Mësohet se akset nacionale që lidhin Korçën me qytete të tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.