E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlandë, sekuestrohen 160 ton eksplozivë dhe 69 raketa

160 ton eksplozivë dhe 69 raketa janë sekuestruar gjatë ditës së sotme nga policia finlandeze. Autoritet zyrtare bënë me dije se eksplozivi u gjet në një anije mallrash, që mbante një flamur britanik dhe kishte destinacion Kinën.

Detektivi Timo Virtanen nga Zyra Kombëtare e Hulumtimeve tha se punëtorët e portit e kishin lajmëruar menjëherë policinë pasi kishin gjetur shuma të mëdha të eksplozivit dhe të raketave.

Policia njofton se ende nuk dihet origjina e raketave, apo kushdo t`I merte në dorëzim.

Ndërkohë zëdhënësi i doganave të Finlandës, Petri Lunatma tha se ka filluar një hetim lidhur me një shkelje të mundshme të eksportit të armëve finlandeze dhe ligjeve tregtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›