E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, hapet shërbimi i parë hekurudhor

Afganistani ka hapur sot hekurudhën e parë. Zëvendës ministri i punëve publike, Nur Gul Mangal tha se një tren pa ngarkesa ka arritur në një stacion të ri të sapondërtuar, në pjesën veriore të qytetit Mazari Sharif.

Linja e re e hekurudhës është e faza e parë e planit ambicioz që mundëson lidhjen për herë të parë të Afganistanit të izoluar nga hekurudhat e fqinjëve.

Krahas kësaj hekurudha hap edhe rrugë të reja të tregtisë së mallrave ndërmjet Evropës dhe Azisë.

Afganistani asnjëherë nuk ka pasur një rrjet hekurudhor funksional, pavarësisht faktit se shumë projekte që filluan, edhe u braktisën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›