E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita siriane kërkon ndërhyrje urgjente nga OKB

Këshillit Kombëtar Sirian i bëri një thirrje urgjente për ndërhyrje Këshillit të Sigurisë në OKB dhe Ligës Arabe.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, Koalicioni kryesor opozitar në Siri foli për masakra të përditshme dhe për krime makabër kundër popullsisë së pambrojtur. Sipas tyre, më shumë se 250 persona janë vrarë në përballjet me forcat e sigurisë që prej të hënës.

Një grup i pavarur i të drejtave të njeriut akuzoi më parë gjatë ditës Damaskun edhe për orkestrimin e një “masakre të organizuar” në krahinën rebele të Idlibit. Megjithatë, shpërthimi i fundit i dhunës ka ndodhur në Jabal al-Zaëija, në veri të vendit, shumë pranë kufirit me Turqinë.

Sipas “Human Rights Watch”, në zonën në fjalë janë ekzekutuar nga ushtria 110 persona, shumica e të cilëve dezertorë. Gazetarët e kanë të ndaluar hyrjen në Siri, prandaj një vlerësim i saktë për situatën është i vështirë të bëhet.

Thirrja e opozitës siriane për ndërhyrje ushtarake në vend është bërë edhe më parë. Megjithatë, dy antarë me të drejtë vetoje të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina, janë shprehur qartësisht kundër dërgimit të forcave ushtarake për përmbysjen e regjimit të Bashar al-Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›