Finlande shmanget atentati ndaj kryeministrit
Kryeministri finlandez Jyrku Katainen i ka shpëtuar një atentati, falë ndërhyrjes në kohë të rojeve të sigurisë. Atentatori është ndaluar para se t’i afrohej kryeministrit, i cili po mbante fjalim në një tubim elektoral.
Rojet e sigurisë finlandeze kanë shmangur një tentativë për të vrarë kryeministrin Jyrki Katainen, ndërsa një person është arrestuar. Zëdhënësi i kryeministrit ka bëre të ditur se atentatori është ndaluar para se të ishte në gjendje të arrinte kryeministrin, që po drejtonte një tubim përpara universitetit.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Turku, ku Katanien ndodhej për fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen ditën e diel.
Pas arrestimit të të dyshuarit, i cili ishte pajisur me një thikë, kreu i ekzekutivit ka vijuar fjalimin. Nuk janë dhënë detaje mbi personin e ndaluar, por sipas burimeve të pakonfirmuara ai rezulton të jetë një mashkull me flokë të gjata. Është konfirmuar ndërkohë që kryeministri nuk ka pësuar asnjë lëndim. Katainen është lider i Partisë së Koalicionit Kombëtar, që sipas sondazheve do të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme, e ndjekur nga socialdemokratët.