Tre të vrarë pas një sulmi në Milwoki

Siç kumtoi shefi i policisë lokale, Daniel Taskhaus, disa orë pas incidentit, sulmuesi, i identifikuar si Redklif Haton është gjetur i vdekur. Sipas Taskhaus, 45-vjeçari Haton ka kryer vetëvrasje.
Taskhaus informoi se Hatoni për policinë kishte qenë i njohur për disa incidente të dhunës familjare, me çka në atë të fundit para dy javësh u arrestua, pasi i kishte shpuar gomat e automobilit të gruas së tij.
Pas kontrollit në qendrën ku u krye sulmi, policia ka gjetur lëndë shpërthyese artizanale, e cila përmbante shishe me propan-butan.
Kryebashkiaku i Milwokit, Stiv Ponto, sulmin e kualifikon si "akt të pakuptimtë të një njeriu".
Ky është sulmi i dytë i ngjashëm në shtetin e Wiskonsinit gjatë këtij viti, pas incidentit të 5 gushtit, kur një veteran lufte vrau gjashtë persona në një tempull të sikëve në Milwoki, pas të cilit ka kryer vetëvrasje.