Lionel Mesi eshte shume prane thyerjes se nje rekordi
Pele është quajtur “O Rei”, pra “mbreti i futbollit”. Këtë emër, që vihet në diskutim dhe do të vazhdojë të diskutohet përgjithnjë, ai e fitoi sidomos falë golave të tij, bashkë me 3 titujt e kampionit të botës me Brazilin.
Por, Lionel Mesi i ka të gjitha shanset të thyejë një nga rekordet më krenarë të brazilianit të madh të viteve 50-të, 60-të dhe 70-të. Numri 10 i Barcelonës dhe Argjentinës, arriti në kuotën 71 gola në vitin 2012 pas 3 rrjetave shënuar në portën e Deportivos.
Rekordi i Pelesë është 75 gola dhe sipas standardeve të zakonshëm të yllit argjentinas, ai mund ta kalojë legjendën në vetëm 2 ndeshje.
Por, ekziston edhe një rekord tjetër, ai i Gerd Mylerit, që ka shënuar 85 gola në vitin 1972 në radhët e Bajernit dhe të kombëtares së Gjermanisë Perëndimore. Ishin vitet e artë të gjermanëve që dolën kampionë të Europës, ndërsa Bajerni bëhej gati të kurorëzohej në mbret të Europës.
Ndoshta për Mesin do të jetë pak më e vështirë të arrijë dhe të kalojë bomberin gjerman, ndonëse në sezonin 2011-2012 tejkaloi rekordin e tij të 67 golave në një edicion.
Por, me 2 muaj e gjysmë në dispozicion, që do të thotë se Mesi ka në dispozicion potencialisht shumë ndeshje. Me Argjentinën do të luajë 3 takime përkatësisht në Arabi Saudite, ndaj Brazilit dhe në Japoni.
Me Barcelonën do të zhvillojë 9 ndeshje në kampionat, 4 ndeshje në Kupën e Mbretit dhe 4 ndeshje në Ligën e Kampionëve, që do të thotë 17 ndeshje gjithsej. Pra, janë të gjitha mundësitë që të thyhet edhe rekordi i Mylerit.
Nga 71 gola deri tani, Leo ka shënuar 59 për Barcelonën, një rekord i ri i klubit dhe 12 për Argjentinën, ndërsa ka përmirësuar rekordin e tij të vendosur vjet me 70 gola.