E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, te vegjlit kunder PD-PS

Rozeta Rapushi

Partite e vogla jane shprehur kunder propozimeve te socialisteve per ndryshimet ne Kushtetute per sistemin zgjedhor. Teksa kane pare se dy partite e medha politike jane shprehur edhe dje dakord per kete ndryshim, ata kane reaguar ashper. Ne mbledhjen e Komisionit parlamentar te Ligjeve, PD-PS nuk munden te fshehin konsensusin e tyre per reformen zgjedhore, duke lene jashte sugjerimet e forcave te vogla politike. Aprovimi i dhene ne parim shkaktoi reagimin e ashper te deputeteve te partive te vogla. Kryetari i Grupit republikan, Arian Madhi, dhe Spartak Braho, i LSI-se, u shprehen kunder propozimeve te selise roze. Debati do te kishte vijuar gjate, po te mos nderhynte socialisti Bashkim Fino, i cili kerkoi shtyrjen e diskutimit per te merkuren. Nderkohe qe, te vegjlit paralajmeruan bllokim te votimit e deri ne kerkimin e referendumit apo ankesa ne Gjykaten Kushtetuese, nese partite e medha do te miratojne te vetme ndryshimet ne Kushtetute.

Te vegjlit rebelohen per reformen zgjedhore. Kryetari i Grupit republikan, Arian Madhi, paralajmeroi dje se te vegjlit nuk do te lejojne qe PD-PS te bejne vetem reformen zgjedhore. "Nese PD-PS do t'i kalojne me vote keto ndryshime, ne do te reagojme nga kerkesa e nje referendumi e deri ne Gjykate Kushtetuese", tha Madhi. Ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura, republikani e quajti kerkesen e PS-se te rrezikshme. Sipas tij, sistemi proporcional nuk pershtatet ne vendin tone, dhe PR dhe pse aleate e qeverise, do e kundershtoje ashper me te gjitha mjetet ligjore. "Eshte e nevojshme qe Kryeministri te therrase tryezen e partive te vogla, per te diskutuar", kerkoi Madhi, duke theksuar se PR do i qendroje deklarates se firmosur nga 11 partite e vogla per reformen. Po keshtu dhe Spartak Braho i LSI, u shpreh kunder propozimeve te PS-se dhe kerkoi qe ato te diskutohen gjeresisht nga te gjitha partite.

Partia Socialiste kerkon ne propozimin e saj qe te ndryshoje dy nene te Kushtetutes, ate 64 dhe 68. Ne kerkesen e depozituar ne Kuvend, PS sugjeron qe Kuvendi i perbere nga 140 deputete te zgjidhet mbi bazen e sistemit zgjedhor proporcional. Nga miks qe eshte aktualisht, ku 100 deputete zgjidhen ne mazhoritar dhe 40 nga proporcionali. Zgjedhjet, sipas PS, duhet te behen me zona shume-emerore dhe caktimi i tyre te bazohet ne ndarjen administrative te vendit, ne 12 qarqe. Po keshtu, selia roze kerkon qe kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional per caktimin e zonave zgjedhore dhe per numrin e mandateve per secilen zone percaktohen ne ligjin per zgjedhjet. PS sugjeron qe ne Kushtetute te shtoje dhe nje paragraf, qe rregullat per caktimin e kandidateve, per regjistrimin e zgjedhesve, per zhvillimin e fushates zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmerine e zgjedhjeve, si dhe rregulla te tjera te nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve percaktohen nga ligji per zgjedhjet.

Reforma, ndryshimet e PS ne Kushtetute

Neni 64

1. Kuvendi perbehet nga 140 deputete, te zgjedhur mbi bazen e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shume-emerore.

2. Caktimi i zonave zgjedhore shume-emerore bazohet ne ndarjen administrative te Republikes se Shqiperise.

3. Kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional per caktimin e zonave zgjedhore dhe per numrin e mandateve per secilen zone percaktohen ne ligjin per zgjedhjet.

b. pika 2 e nenit 68 ndryshon si vijon:

Rregullat per caktimin e kandidateve, per regjistrimin e zgjedhesve, per zhvillimin e fushates zgjedhore, administrimin, shpalljen e rezultateve dhe vlefshmerine e zgjedhjeve si dhe rregulla te tjera te nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve percaktohen nga ligji per zgjedhjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›