Fino bën studimin pa zgjidhur konfliktet me pronën

26/02/2005 Studimin e Bregdetit të Jugut do ta bëjnë franko – kroatwt
Ndërsa në Kakome ish pronarët po rrihen me policinë dhe kanë ndaluar punimet për ndërtimin e një fshati luksoz turistik, Ministri i Turizimit ka filluar proçedurat për të hartuar një studim mbi bregdetin e Jugut. Zv Ministri Lame ka nënshkruar kontratën e punës me një firmë Franko - Kroate PAP-SOGREAH, për zbatimin e Studimit të Zhvillimit të Integruar të Zonës Bregdetare te Jugut. Bëhet fjalë për një studim të bregdetit të jugut që në konceptin e qeverisë do të synojë ruajtjen e tij nga ndërtimet pa kriter dhe ndotjen ambjentale, dhe hartimin e një plani të detajuar për të gjitha ndërtimet që do të kenë fatin të ndërtohen në rivierën e Jugut. Pikërisht kjo pikë ka hapur debate para tetë muajve , kur BB kërkoi anullimin e këtij tenderi. Ndryshe nga pikëpamja e qeverisë, Banka Botërore mendonte se përpara se të fillonte studimi për bregdetin dhe zbatimi i tij, qeveria duhet të zgjidhte konfliktin për pronën.
“Komponenti që do të marrë jetë nëpërmjet këtij studimi është procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave” – ka përmendur Fino një nga anët e mira të studimit ndërkohë që duke se këtë cështje nuk po e zgjidh dot as ligji i miratuar me shumë debate në Parlament. Tetë muaj pas kalimit në parlament të ligjit për pronë, kjo cështje vazhdon të mbetet difuze dhe rasti i Kakomes është shembulli që ligji nuk parandalon dhe aq më pak nuk zgjidh dot asnjë konflikt. Mbi këtë klimë konfliktuale ku toka akoma nuk dihet se e kujt është , Ministria e Turizimit ka përfunduar një tender dhe do të harxhojë 620 mijë dollarë për të gjetur rrugën më të mirë se si të ndërtojë në bregdetin e jugut dhe me atë rast të kthejë dhe pronën tek i zoti. “Për fat të mirë me vullnet të përbashkët është arritur të ruhen ende pjesë të mëdha të këtij bregdeti nga zhvillimet dhe pikërisht në këtë fakt që u mbështet vendimi i mësipërm për ndërmarrjen e këtij studimi gjithpërfshirës” – ka deklaruar Fino. Sipas Ministrit Fino në këtë sipërmarrje, Ministria e Turizmit ka dhe bekimin e BB. Në fakt Banka Botërore ka qenë e interesuar për turizmin që në vitin 1994. Ka qenë pikërisht BB-ja që përcaktoi turizmin, si një nga drejtimet e zhvillimit në vend e që mund të gjeneronte të ardhura për popullsinë. Por, ndërsa diskutimet gjatë kësaj kohe janë zhvilluar mbi llojin më të mirë të turizmit që mund të zhvillohet, familjar, elitar, kulturor, historik, i aventurës etj., grabitja e tokave në bregdet ka qenë e dukshme dhe sherret mbi pronësinë të shumta, ndërsa vetë Banka Botërore hoqi dorë nga studimet mbi turizmin në vend. Tre vjet më parë, përfaqësues të Bankës Botërore, e kanë bërë të qartë se përpara studimit të projekteve mbi nxitjen e turizmit duhet të zgjidhet problemi i pronësisë. Për këtë turizmi u kalua në planet afatmesme dhe u përfshi në strategjinë 2005–2008 të Bankës Botërore. Kështu i ka mbetur qeverisë që inisiativat e veta ti financojë po vetë. Ministri Fino bëri të ditur se në mars do të mblidhet një konferencë donatorësh të cilëve do t’ju kërkohen fonde për zbatimin e studimit. “Ne shpresojmë që vec 15 milionë dollarëve tashmë të mbledhura, kjo konferencë do të sigurojë edhe burime të tjera financimi për zbatimin e projektit”, u shpreh Fino. Ministri i Turizimit ka përmendur mes shumë anëve pozitive të studimit dhe faktin se do të qartësohen idetë se ku dhe si duhet të orjentohen investimet vendase apo të huaja përgjatë fashës bregdetare si dhe do te krijohet orientimi i duhur se si dhe ku duhet të implementohen edhe investimet publike të domosdoshme për një zhvillim të qendrueshëm, duke përfshirë këtu infrastrukturën rrugore, të ujit të pijshëm, të përpunimit të mbeturinave e kështu me rradhë.
Çfarë BB nga qeveria, përpara se të bëhej tenderi
Sqarimi i pronësisë mbi tokën dhe ndërtimet.
Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit
Infrastruktura bazë
Ligji dhe rregullore të turizmit në nivel kombëtar dhe rajonal
Stabiliteti rajonal dhe kombëtar
Sistemimi i përmirësuar i informacionit