E Hënë, 2 Nëntor 2026

Njehësohen patentat dhe lejet e qarkullimit

26/02/2005  Shqipëri – Maqedoni

Shqipëria dhe Maqedonia do të njehësojnë patentat dhe lejet e qarkullimit për të lehtësur lëvizje te njerzve dhe mallrave mes dy vënddeve. Njohja e reciproke e tyre ka qendër në qendër të diskutimeve ndërmjet ministrit maqedonas të Transporteve, Xhemal Mehazi dhe drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transporit Rrugor Shpëtim Cami. Pala shqiptare ka kërkuar që të nënshkruhet një marrëveshje e përbashkët me qëllim që të lehtësohet lëvizja e lirë mes dy vendeve. Ministri i maqedonas e ka mbështetur propozimin e palës shqiptare dhe është shprehur i gatshëm për nënshkrimin e një marrëveshje të tillë. “Lehtësimi i procedurave administrative dhe burokratike për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si në Shqipëri ashtu dhe në Maqedoni”, theksoi ministri maqedonas. Sipas këtij propozimi, patentat e zakonshme e një shoferi shqiptar do të njihet edhe në Maqedoni, sikundër edhe patenta e një shoferi mqedonas në Shqipëri. Pak kohë më parë, është nënshkruar marrëveshj e parë e këtij lloji me Kosovën. Ndërkohë, minisri i Transportit dhe Telekomukaconit Sparatk Poçi ka propozuar që një marrëveshje e ngjashme të nënshkruhet dhe me Italinë, ide kjo që është mbështetur dhe nga pala italiane. Brenda muajit mars, Drejtoria e Përjgithshme Shërbimit të Transportit Rrugor do të nxjerrë në qarkullim patentat e reja. “Pas prodhimit të patentës së re, e cila plotëson të gjitha standardet e BE-së, vendi ynë ka të drejtë që të nënshkruajë marrëveshje më të gjitha vendet për njohjen e patentave”, ka thekuar Cami. Sipas tij, deri tani, patentat e zakonshme nuk i plotësojnë standardet e BE-së, prandaj ato nuk njihen jashtë territorit shqiptar. Momentalisht, të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë jashtë vendit me automjetet e tyre, duhet të pajisen me lejen ndërkombëtare të qarkullimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›