Fino kerkon votebesim te strukturave te PS, Rama kerkon respektim statuti
Gjate mbledhjes se djeshme te Asamblese Kombetare, Bashkim Fino, ka kerkuar qe te votebesohen strukturat e Partise Socialiste. Burime brenda takimit bejne te ditur se kjo gje ka sjelle pakenaqesi nga disa anetare, te cilet njihen si mendimi ndryshe ne seline roze, qe mendojne se kjo gje eshte e qellimshme. Nga ana tjeter, ne fund te takimit, kryetari Rama ka kerkuar qe te vihet ne zbatim statuti per anetare te Asamblese, qe i shkarkon anetaret te cilet nuk jane paraqitur prej kohesh ne AK. Keto emra do te zevendesohen me te tjere anetare te zgjedhur nga deget ne rrethe, ndersa nuk zevendesohen ato qe jane te mandatuar.