E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Marreveshja Greqi-Shqiperi, PS duhet te tregohet shume e kujdesshme

E mirepres opoziten ne Ministrine e Jashtme, per te marre te gjithe informacionin e duhur ne lidhje me marreveshjen e ndarjes se detit, mes Shqiperise dhe Greqise. Kjo ishte ftesa qe beri dje shefi i diplomacise shqiptare, Meta per opoziten. Por sipas tij, eshte e drejta e opozites qe ne vend te marrjes se informacionit, ne lidhje me kete marreveshje te rendesishme, te zgjedhin te protestojne perpara ministrise se Jashtme. "Une i ftoj te informohen ne Ministrine e Jashtme, ata zgjedhin te bejne proteste para Ministrise se Jashtme", deklaroi Meta, duke shtuar se opozita i ka te hapura dyert, per te marre informacion ne lidhje me kete ceshtje edhe ne ministrine e Mbrojtjes. Por ne lidhje me cuarjen e kesaj ceshtje ne Gjykaten Kushtetuese, per nje shqyrtim te metejshem, zevendeskryeministri Ilir Meta kerkoi kujdes dhe pjekuri. Sipas Metes, opozita duhet te jete e kujdesshme per veprimet e kesaj ne lidhje me kete ceshtje, duke qene se eshte nje ceshtje qe perfshin dy shtete. Ministri i Jashtem, theksoi se nuk eshte e udhes qe per interesa te ngushta politike te cenohen marredhenie te tilla. "Kjo eshte ceshtje e tyre, por ketu kemi te bejme me raporte shteterore dhe kjo gje natyrisht qe kerkon nje gjykim te pjekur, kerkon nje rruge institucionale larg interesave te ngushta politike", deklaroi Meta. Sipas tij, eshte e nevojshme qe te ndahen problemet e brendshme politike, nga ato qe perfshijne marredheniet mes shteteve te tjera. Pak dite me pare, ministri Meta i konsideroi akuzat e opozites dhe nje pjese te medias per marreveshjen e detit mes Shqiperise dhe Greqise si te paverteta dhe falsifikime, te bera per qellime te ngushta personale.

Mbrojtja

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami permes dokumentacionit te shperndare pak dite me pare ne media, hodhi poshte pretendimet per faljen e nje siperfaqe te konsiderueshme kufiri detar, Greqise. Keto konkluzione kane dale nga perdorimi i hartave jo te duhura dhe nga menyra jo profesionale me te cilen eshte bere matja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›