LSI: Gjergj Thomai, kandidat per njesine 10
Gjergj Thomai do te jete kandidatura e Levizjes Socialiste per Integrim ne zgjedhjet e pjesshme vendore, qe do te mbahen ne 15 nentor, ne njesine bashkiake nr. 10 ne kryeqytet. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta paraqiti dje perpara mediave kandidaturen e Thomait, duke theksuar se ai eshte i kualifikuar per zgjidhjen e problemeve qe shqetesojne me shume kete zone te Tiranes. "Thomai eshte anetar i Komitetit Drejtues Kombetar te Levizjes Socialiste per Integrim, vjen pas nje eksperience edhe si puna ime ne Partine Socialiste, dhe jam i sigurt qe jo vetem anetaret dhe simpatizantet e LSI-se, por gjithe te majtet dhe gjithe progresistet ne njesine numer 10 te kryeqytetit do te votojne per te", deklaroi Meta. Sipas tij, LSI nuk mund ta linte pjesen opozitare te vendit pa e perfaqesuar ne zgjedhjet e pjesshme lokale dhe kandidatura e Thomait, ishte e pershtatshme per t'u votuar nga te gjithe te majtet. Teksa ka deklaruar kohe me pare, permjet Haxhinastos se pavaresisht qe eshte ne koalicion, dalja ne keto zgjedhje do te jete me vete.